UBT News

​Guardiola i pakënaqur me ekipin përkundër fitores 4-0 ndaj Newcastle United

Pep Guardiola e cilësoi performancën e Manchester City në pjesën e parë në fitoren e tyre me rezultat 4-0 ndaj Newcastle United të dielën si një nga më të këqijat të luajtura në këtë sezon.

City shënoi dy gola në pjesën e parë, me Ruben Dias që shënoi me kokë përpara se Joao Cancelo ta thellonte epërsinë në 2-0.

Riyad Mahrez dhe Raheem Sterling pastaj shënuan golat në pjesën e dytë për t’i dhënë fitoren e re Cityt në Premier Ligë.

Kjo fitore ishte e 34-ta për Manchester Cityt në ligë për vitin 2021, duke vendosur një rekord të ri për më shumë fitore në ligë nga një ekip në një vit kalendarik, por Guardiola nuk ishte i kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë.

“Një rezultat i mirë, por jo një paraqitje e mirë”, tha Guardiola për “BBC”. “Ne ishim me fat, por Newcastle nuk u mbrojt mirë te goli i parë dhe një veprim brilant nga Joao Cancelo edhe te goli i dytë”.

“Pjesa e parë ishte një nga më të këqijat që kemi luajtur këtë sezon dhe pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Ne luajtëm më mirë me topin, por e humbnim shpesh atë dhe kjo nuk më pëlqeu fare.”, shtoi Guardiola.

Katër golat e shënuar gjithashtu e çuan Cityn në 106 sosh në këtë vit.

“Të dhënat tregojnë qëndrueshmërinë që kemi si ekip, nuk është të fitojmë tituj apo finale, por po fitojmë vazhdimisht”, theksoi Guardiola. “Rekordet janë aty për t’u thyer dhe të lumtur që i kemi ato”, tha në fund ai.

Manchester City qëndron në kreun e tabelës me 44 pikë pas 17 ndeshjeve.

Exit mobile version