Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës sot është takuar me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mediat u lejuan të marrim vetëm pamje në fillim të takimit.
Në orën 10:30 , delegacioni nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të takohet edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.