Rreth 70 skuadra kanë aplikuar për të garuar në edicionin 2022-23 të Basketball Champions League dhe 52 prej tyre janë konfirmuar si pjesëmarrëse nga Bordi i kësaj lige prestigjioze, e në mesin e këtyre skuadrave është edhe Golden Eagle Ylli, njëherësh kampioni i Kosovës për edicionin 2021/22.
Klubet nga 29 shtete evropiane do të marrin pjesë në edicionin 2022-2023 kështu duke mbuluar pothuajse të gjitha pjesët e Evropës.
Edicioni 2022/23 i Basketball Champions League do të fillojë me raundet kualifikuese më 21 shtator me 24 skuadra të cilat do të luftojnë të mbesin në mesin e katër të fundit në renditje. Ata do t’i bashkohen 28 ekipeve tashmë të kualifikuara për sezonin e rregullt, si rezultat i suksesit të tyre të fundit në garat e tyre kombëtare.
Edicioni i rregullt fillon më 4 tetor 2022, ndërsa formati mbetet i pandryshuar, 32 skuadra të ndara në tetë grupe, ku fituesit e grupeve kalojnë direkt në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë përballen në Serinë Play-In në Janar 2023.
Tetë skuadrat më të mira nga raundi i 16-të do të luajnë seritë më të mira të tre çerekfinaleve në prill, kurse sezoni përfundon me Final Four që është planifikuar të zhvillohet gjatë muajit maj 2023.
Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 duke triumfuar në serinë finale të play-off-it në Art Motion Superligë 3:1 ndaj Trepçës.