UBT News

​Goditje e rëndë për Atletico Madridin, ylli i tyre dënohëm me dhjetë javë mos-lojë

Kieran Trippier është pezulluar nga futbolli për dhjetë javë dhe është dënuar me një gjobë prej 70,000 funte pasi ka thyer rregullat e basteve.

Trippier u shpall fajtor për sjellje të pahijshme nga Shoqata Angleze e Futbollit pas një hetimi mbi veprat e dyshuara të lojërave të fatit që ndodhën në korrik 2019, i cili u krye nga një komision i pavarur rregullator.

Akuzat u sollën për herë të parë te mbrojtësi i Atletico Madridit – i cili u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Tottenhami vitin e kaluar dhe ai u tërhoq nga skuadra e Anglisë për një ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Danimarkës në Tetor për të marrë pjesë në një seancë të FA në lidhje me veprat penale.

Origjinalisht u pohua se Trippier kishte shkelur shtatë ligje bastesh, dhe katër nga ato raste tani janë provuar, me një pezullim dy muaj e gjysmë dhe një dënim të ashpër financiar për 30-vjeçarin të Mërkurën.

Në një deklaratë zyrtare në faqen e internetit të FA thuhet: “Kieran Trippier është pezulluar për dhjetë javë dhe gjobitur me 70,000 funte, pas sjelljes së keqe në lidhje me shkeljet e Rregullave të Bastit të FA.

Trippier do të detyrohet të humbasë një total prej 12 ndeshjeve për Atleticon në gjysmën e dytë të sezonit, duke përfshirë edhe ndeshjen e parë të raundit 1/16-të në Champions League kundër Chelseat në “Wanda Metropolitano” më 23 shkurt.

Exit mobile version