Gjykata e Apelit në Itali ka publikuar arsyet pse Juventusi u dënua me 15 pikë pas hetimeve për implikime financiare.
“Binaconerët” u dënuan për fryrje të vlerave të transfertave të lojtarëve për të falsifikuar fitimet e tyre kapitale.
Fajësia i “Zonjës së Vjetër” u konstatua nga gjykata falë dokumentacionit nga drejtuesit e klubit, me dorëshkrime përkatëse dhe përgjime në lidhje me fshehjen e dokumentacionit apo edhe manipulimin e faturave.
Tani që arsyetimi është zbuluar, Juventusi është në gjendje të apelojë vendimin në Collegio di Garanzia të CONI.
“Bianconerët” janë ende në rrezik të ndëshkimit edhe nga hetimi i Prisma-s i drejtuar nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila po shqyrton çështjen e fitimeve kapitale dhe marrëveshjet e supozuara të pagave sekrete me lojtarët.
“Për sa i përket sanksionit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veçantë dhe natyrën e përsëritur dhe të zgjatur të shkeljes dhe intensitetin dhe përhapjen e ndërgjegjësimit të situatës në bisedat mes drejtuesve të FC Juventus SpA”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FIGC.
Përtej kësaj ka zëra të tjerë se Juventusi mund të dënohet edhe UEFA pikërisht për shkak të manipulimit me pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë.