UBT News

​Gjiganti francez ofron dy milionë euro për Ermal Krasniqin

Gjiganti francez ofron dy milionë euro për Ermal Krasniqin Ofertat po vazhdojnë te skuadra rumune CFR Cluj, edhe pas shitjes së Burcas, Scuffet, Yuri, Boateng, Braun dhe Petrilas. Por, CFR Cluj po përgatitet që të marrë ofertën më të mirë të kësaj merkatoje verore, në aspektin financiar.

Sipas “prosport”, ka bisedime të vazhdueshme për një transferim të Ermal Krasniqit në Francë, dhe oferta e fundit është tejet joshëse për krerët e klubit rumun.

Bëhet fjalë për gjigantin francez, Bordeaux, i cili po e kërkon me ngulm yllin kosovar, Ermal Krasniqin.

Bordeaux, i cili tani i bën garat në Ligën 2 franceze, është i përgatitur që të paguajë dy milionë euro për Krasniqin, i cili iu bashkua CFR Clujit në janar.

Por, oferta është refuzuar nga CFR Cluji, pasi që ia kanë bërë me dije se do ta shesin Krasniqin vetëm nëse ofrohen tre milionë euro.

Bisedimet po vazhdojnë dhe ka shumë gjasa që transferimi të ndodh.

Exit mobile version