Barcelona raportohet se po monitoron nga afër trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, me synimin për ta angazhuar 40-vjeçarin në të ardhmen.
Arteta i mësoi hapat e parë të trajnerit nën ish-trajnerin e blaugranëve, Pep Guardiola në Manchester City, duke shërbyer si asistent i tij përpara se të pasonte Unai Emeryn në Arsenal në dhjetor të vitit 2019.
Spanjolli fitoi FA Cup dhe Community Shield në gjysmësezonin e tij të parë me “Gunners”, por ecuria në Premier Ligë la shumë për të dëshiruar.
E ardhmja e Artetës është vënë në pikëpyetje mes vështirësive të brendshme të Arsenalit në të kaluarën, pasi ish-lojtari i Evertonit nuk ka arritur t’i udhëheqë “Topçinjtë” për në top katërshe.
Megjithatë, Arsenali ka bërë një fillim të mrekullueshëm të sezonit nën drejtimin e spanjollit këtë sezon, duke marrë 31 pikë nga 36 të mundshmet në Premier Ligë duke mbajtur vendin e parë në tabelë..
Arteta ishte lidhur me Barcelonën përpara emërimit të Xavit, megjithatë, “Sport” pretendon se skuadra spanjolle ende po e mban të gjallë interesimin për të.
Raporti pretendon se drejtuesit e Barcelonës e vlerësojnë shumë punën që Arteta po bën në Arsenal, por ata nuk mund të ndahen me Xavin brenda një kohe të shkurtër.
Arteta thuhet se gëzon një marrëdhënie të fortë me Jordi Cruyff dhe Mateu Alemany, gjë që do të përfitonte nga shanset e Barcelonës për ta angazhuar atë, por trajneri i Arsenalit aktualisht nuk ka në plan të largohet nga “Emirates”.
Për më tepër, Barcelona supozohet se mbeti e impresionuar nga menaxhimi i Artetas për sagën Pierre-Emerick Aubameyang, me shefin e Arsenalit që nuk hezitoi t’i hiqte sulmuesit kapitenin për shkelje disiplinore.