UBT News

​Gjakova në hapat e Distrias, kërkon të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

Sikurse Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në Grand Slam Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë shënoi fitore ndaj gjermanes, Seija Ballhaus.

Në luftën për çerekfinale, Nora e mposhti xhudisten franceze, Priscilla Gneto, ndërsa vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale kundër turkes, Hasret Bozkurt.

Në finale Nora Gjakova do të përballet me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani. 

Exit mobile version