UBT News

​Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mposhtet nga portugezja Monteiro

Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ka përfunduar ëndrra për medalje të artë në Kampionatin Evropian për Nora Gjakovën, e cila është mposhtur në finale nga portugezja Telma Monteiro.

Në kuadër të kategorisë deri në -57 kilogramë, Nora Gjakova raundin e parë e filloi pa ndeshje, në raundin e dytë triumfoi ndaj spanjolles Ubasart Mascaro, në raundin e tretë siguroi fitore kundër ruses Daria Mezhetskaia, kurse në gjysmëfinale u ndal nga portugezja Telma Monteiro.

Për garat në kuadër të programit të sotëm, Flaka Loxha dhe Nora Gjakova kanë përfunduar garat në këtë kampionat, kurse xhudistja Distria Krasniqi në kuadër të kategorisë deri në -48 kilogramë, do të përballet në finale kundër ukrainases Daria Bilodid.

Exit mobile version