UBT News

​Gjakova kalon në raundin e radhës në Lisbonë të Portugalisë

Nora Gjakova ka kaluar në raundin e radhës të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që mposhti xhudisten spanjolle, Ubasart Mascaro.

Gjakova, e cila është duke luftuar në kategorinë deri në -57 kilogramë, do të përballet në raundin e tretë me rusen, Daria Mezhetskaia.

Në kuadër të kategorisë deri në -57 kilogramë, Kosova përfaqësohej edhe nga Flaka Loxha, e cila nuk arriti të kalojë në raundin e dytë, pasi që u mposht nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.

Exit mobile version