UBT News

​Giresse: Rashani mungon, Zhegrova në dyshim

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka konfirmuar se sulmuesi Elbasan Rashani do të mungojë në ndeshjen kundër Rumanisë, por që në dyshim është edhe anësori Edon Zhegrova.

Sulmuesi i krahut sipas trajnerit francez nuk është në formën optimale për të luajtur, por do të bëjë përpjekje deri në fund.

“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, ka thënë Giresse.

Ai më tutje ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në tribuna sepse sfida me Rumaninë është jetike.

“Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur, sepse kjo ndeshje është jetike për ne. Ne nuk frikësohemi, sepse kemi pasur kundërshtarë edhe më të fortë”, ka shtuar trajneri francez.

Kosova dhe Rumania ndeshjen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Exit mobile version