UBT News

​George Clooney: Unë nuk do të hyjë në politikë

Aktori amerikan, George Clooney nuk po mendon për një karrierë politike pasi dëshiron të “ketë një jetë të lumtur”.

Në një intervistë për BBC, aktori deklaroi se ai nuk planifikon të hyjë në sferën e politikës në asnjë moment.

“Jo, sepse unë dua ta kem një jetë të lumtur”, deklaroi Clooney.

60-vjeçari tha se janë dakorduar me gruan e tij, Amal Clooney se duhet ta shijojnë këtë pjesë të jetës.

“Brenda 20 vjetësh, do të jem 80-vjeçar dhe ky është numër domethënës. S’ka rëndësi sa ushtron. S’ka rëndësi çka ha, je 80-vjeçar. Kështu që u siguruam se do ta shijojmë jetën dhe t’i jetojmë këto vite në mënyrën më të mirë”, deklaroi ai.

Filmi i tij i fundit, “The Tender Bar”, pushton kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 17 dhjetor./UBTNews

Exit mobile version