UBT News

​Fury për Wilderin: Ai mund të ta përfundojë karrierën me një goditje

FILE PHOTO: Boxing - Deontay Wilder v Tyson Fury - WBC Heavyweight Title - The Grand Garden Arena at MGM Grand, Las Vegas, United States - February 22, 2020 Tyson Fury in action against Deontay Wilder REUTERS/Steve Marcus/File Photo

Tyson Fury e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e tij të ardhshëm në pesha të rënda Deontay Wilderin duke e cilësuar si njëri nga boksirët më të rrezikshëm në botë, derisa ka shtuar se ai është në gjendje që ta përfundojë karrierën e një boksieri me një goditje.

Fury dhe Wilder do të ballafaqohen të shtunën me 9 tetor dhe Fury e ka komentuar këtë luftë pak ditë para zhvillimit të saj.

“Unë kam vetëm një luftë në mendjen time për momentin, dhe kjo është me Deontay Wilderin”, tha Fury gjatë një konference në platformën “Zoom” të mërkurën. “Ai është boksieri i peshave të rënda më i rrezikshëm në planet dhe mund ta përfundojë karrierën tuaj me një goditje. Pra, nuk mund të mendoj për atë që ndodhi në lufta të tjera”, tha Fury.

33-vjeçari Fury iu referua humbjes së Anthony Joshuas ndaj Oleksandr Usyk në luftën e tyre për titullin e peshave të rënda të shtunën mbrëma në Londër. Humbja e Joshuas me 12 raunde, me vendim unanim siguroi që Fury do të duhej të gjente një kundërshtar tjetër për luftën e tij të parë të vitit 2022, nëse e mposht Wilderin, sepse Usyk është i detyruar kontraktualisht t’i japë Joshuas një ripërsëritje të menjëhershme të meçit.

“Unë nuk kam asnjë shqetësim për asgjë tjetër, përveç Deontay Wilderit”, tha Fury. “Unë kam një detyrë përpara, një luftë vërtetë të rrezikshme që nuk po e anashkaloj, që po i kushtoj njëqind për qind kohën time. Dhe nuk më intereson se me kë luftoj pas kësaj. Kushdo që të jetë sfiduesi tjetër, më lejoni të kaloj së pari Wilderin. Pastaj, të dielën në mëngjes, ju mund të flisni me mua, siç bëni gjithmonë”, tha në fund ai.

Exit mobile version