UBT News

​Forumi i grave për paqe dhe siguri, bllokohen disa segmente rrugore për tri ditë

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokojë disa segmente rrugore për të mundësuar mbarëvajtjen e forumit të grave për paqe dhe siguri, i cili mbahet për herë të parë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka të ditur se për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij eveni janë paraparë planifikime operacionale, duke filluar nga 21 tetor 2022, prej kur pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet eventi kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.

“Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante. Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se policia do të bëjë edhe bllokimin e disa segmenteve rrugore, pasi sot në Republikën e Kosovës do të vijë për vizitë disaditore presidenti i Maltës, George Vella. 

Exit mobile version