Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet me boksierin Maxim Prodan këtë të shtune, në stadiumin “Tottenham Hotspur” të Londrës.
Në kuadër të peshave të lehta, në kategorinë deri në 67 kilogramë, Marku do të përballet me Prodan në një përballje që do të jetë me 10 raunde të boksit.
Para meçit, Marku është shprehur optimistë drejt fitores, duke treguar që motivimi i tij më i madh është familja e tij, që e përkrah atë vazhdimisht.
“Familja ime është një motivim që të jap maksimumin para çdo ndeshje. Kjo sepse ne të gjithë kemi vuajtur shumë. Nuk dua që fëmija im ta pësoj kështu. Dua që ai t’i ketë gjërat gati dhe ky është një motivim i madh për mua”, tha Marku.
Përballja mes Markut dhe Prodan do të jetë në kuadër të programit të ndeshjes për titull të kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.