UBT News

​Flamur Gashi, “Ylli i javës” për xhiron e fundit të Superligës

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i javës” për xhiron e 36-të në Superligën e Kosovës në futboll që shënoi edhe fundin e sezonit 2022/23.

Ky çmim i takoi portierit të Malishevës, Flamur Gashi. Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë. Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, ka thënë Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së.

Malisheva e mbylli sezonin me 46 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 46 pikë, derisa në ndeshjen e fundit e mposhti Llapin me rezultat 3-2.

Exit mobile version