UBT News

​FISU Prishtina 2022, fillon ndeshja mes UNIMNE dhe GAZI

Ka filluar të zhvillohet ndeshja mes Universitetit UNIMNE nga Mali i Zi dhe GAZI-t nga Turqia, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.

Ndeshja e sotme, e para e cila po zhvillohet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i takoi konkurrencës së meshkujve.

UNIMNE e hapi këtë turne me humbje kundër koreanëve të KANGWON me shifrat 48:31, njëjtë sikurse skuadra turke GAZI, e cila u mposht nga Universiteti kroat, Pula, me shifrat 36:34.

Exit mobile version