UEFA është duke kërkuar informacione urgjente nga Turqia pasi vendi ka hyrë në bllokim total në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve me Covid-19, vetëm pesë javë para finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet në Turqi.
Banorëve turq do t’u kërkohet të qëndrojnë kryesisht në shtëpi nën një “bllokim të plotë” mbarëkombëtar duke filluar nga e enjta deri më 17 maj, ka njoftuar presidenti Tayyip Erdogan.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 29 maj. Të paktën 9 mijë tifozë pritej të lejoheshin në stadium nga të dy klubet.
Sidoqoftë, përsëri planet e UEFA-së janë prishur nga pandemia Covid-19 dhe zyrtarët e saj po përpiqen të vlerësojnë situatën e fundit në Turqi.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të kësaj gare do të zhvillohen këtë javë, me Chelsean që luan kundër Real Madridit dhe Manchester City kundër Paris Saint-Germain.
UEFA ka përjashtuar transferimin e finales në stadiumin “Wembley” në Angli sepse nuk përjashtohet që të luhet një finale angleze ndërmjet Chelseat dhe Manchester City.
Tani u takon autoriteteve turke të vendosin nëse tifozët do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen finale në Stamboll muajin tjetër.