Burimet nga brenda organeve të UEFA-së thuhet se janë optimiste për një numër të reduktuar tifozësh që mund të jenë të pranishëm në finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
“Istanbul’s Atatürk Olympic Stadium” në Stamboll është vendi që do të presë ndeshjen më të madhe në futbollin e klubeve këtë sezon dhe “ESPN” pretendon se po rritet besimi se ritmi i shpejtë i vaksinimeve kundër Covid-19 mund të ndihmojë që spektatorët të kthehen në stadiume deri në verë.
Futbolli nuk është i njëjti pa atmosferën e mbështetësve, kështu që le të shpresojmë që marrja e vaksinave të vazhdojë me ritëm të shpejtë dhe që të mund të sigurojmë që sa më shumë njerëz të kthehen shpejt në tribuna, aq sa është e mundur në mënyrë të sigurt.