UBT News

​Fillon sot FIBA European Challenger, këta janë rivalët e Kosovës dhe Shqipërisë

Sot fillon FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, që zhvillohet nga 16 deri më 21 gusht në Prishtinë.

Kombëtaret janë akomoduar dy ditë më herët ku janë testuar për Covid dhe nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv. Mediat dhe mysafirët, por edhe të gjithë të pranishmit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.

Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.

Sfida e parë është mes Shqipërisë dhe Gjibraltarit nga ora 14:00, kurse Kosova përballet me Maltën nga ora 17:00. Ndeshja përmbyllëse e ditës së parë është mes Luksemburgut dhe Moldavisë.

Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse lejohen vetëm 15% e tifozëve në bazë të kapacitetit të palestrës, sipas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Exit mobile version