Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
“BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht. Siç dihet sivjet Kupa e Botës për herë të parë në histori të futbollit do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor–18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat do t’i përshtatet këtij formati”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës.