Nesër në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit Video Assistent Referee- VAR, që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Një fjalim rasti do ta mbajë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës.
Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.