UBT News

​FFK ndihmon klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë

Federata e Futbollit të Kosovës është duke vazhduar t’iu dalë në ndihmë klubeve të futbollit nga ligat e nivelit më të ulët, si Liga e Dytë dhe Liga e Tretë.

Pas arritjes së marrëveshjes për të drejtat televizive për Superligë dhe Ligën e Parë si dhe finalizimin e marrëveshjes së sponzorizimit të Ligës së Parë, nga të hyrat e të cilave përfitojnë klubet e këtyre ligave, tani FFK do t’iu dalë në ndihmë edhe ekipeve në ligat tjera.

Këtë vit FFK do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve, duke i liruar nga pagesa të gjitha klubet e Ligës së dytë dhe të tretë, duke krijuar një fond të veçantë.

Në Ligën e dytë janë 16 klube, derisa në të tretën mbi 30 sosh.

Exit mobile version