Everton dhe Leicester City do të përballen sot në “Goodison Park”, ku të dy skuadrat kanë për qëllim të vazhdojnë formën e tyre të mirë me fitore.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur të fitojë pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit, ndërsa Leicester City ka regjistruar tre fitore radhazi në Premier Ligë dhe janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.
Pas 19 xhirosh, Leicester gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me 12 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 38 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Everton pas 17 ndeshjeve, ka arritur të regjistrojë 10 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me gjithsej 32 pikë
Të dy trajnerët, Rodgers dhe Ancelotti kanë për qëllim të sigurojnë fitore në përballjen e sotme, ku formacionet e mundshme të dy skuadrave pritet të jenë këto.
Everton (4-2-3-1): Pickford; Holgate, Godfrey, Keane, Digne; Doucoure, Gomes; Iwobi, Rodriguez, Richarlison; Calvert-Lewin
Leicester City (4-5-1): Schmeichel; Castagne, Fofana, Evans, Justin; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Maddison, Barnes; Perez
21:15 Everton (7) – Leicester City (3) (Stadiumi Goodison Park)