UBT News

​”Europa Nostra” i përgjigjet Osmanit e Kurtit për Manastirin e Deçanit

Organizata “Europa Nostra” i është përgjigjur letrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti lidhur me Manastirin e Deçanit, meqë kjo organizatë e ka futur atë në listën sivjetme të “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë”.

Kjo organizatë përmes një letre iu përgjigj Kurtit dhe Osmanit se do t’i shqyrtojnë argumentet e ofruara, megjithëkëtë theksojnë se ata veprojnë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Evropës.

“Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021. Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë do të bëhet publike më 8 prill 2021. Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Osmanit dhe Kurtit.

Ndërkohë që Hermann Parzinger, president ekzekutiv i kësaj organizate i ka sugjeruar Osmanit e Kurtit që të mbajnë një videokonferencë të përbashkët.

Exit mobile version