UBT News

​Eurobasket/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Danimarkë-Kosovë

Kosova më 30 qershor luan ndeshjen në udhëtim ndaj Danimarkës e cila zhvillohet në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers. Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 qershor (e enjte) nga ora 19:00 në qytetin Naestved.

Palestra ka kapacitet prej 3 mijë ulëseve. Federata daneze e Basketbollit ka njoftuar se biletat janë në shitje, derisa një numër janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.

Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma.

Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë.

Exit mobile version