Zvicra është kombëtarja e parë e cila është konfirmuar si e pozicionuar në vendin e tretë në Grupin A të Euro 2020, pozitë kjo nga e cila edhe mund të kualifikohet për në fazën e eliminimi direkt.
Por përveç Zvicrës, do të jenë edhe tri skuadra të tjera të cilat do ta sigurojnë fazën tjetër nga pozita e tretë e grupit përkatës dhe se si vendoset kjo ekziston një rregullore specifike e cila duhet ndjekur.
Duke iu referuar nenit 21.03, rezultatet e ekipeve të vendit të tretë krahasohen bazuar në tre ndeshjet e tyre të fazës së grupeve, sipas kritereve të mëposhtme:
A: Numri më i lartë i pikëve
B: Diferenca superiore e golave
C: Numri më i lartë i golave të shënuar
D: Numri më i madh i fitoreve
F: Pozicioni në renditjen e përgjithshme të Kualifikueseve për në Evropian