UBT News

​Enrique: Për mua Mbappe është më i miri në botë

Luis Enrique e ka festuar fitoren e skuadrës së tij, Paris Saint-Germain mbrëmë në Ligën e Kampionëve duke thënë se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë.

PSG e mposhti mbrëmë Borussia Dortmundin 2:0, ku Mbappe i dha epërsinë kampionit francez në minutën e 49’, kurse Achraf Hakimi vulosi gjithçka në minutën e 58’ duke shënuar për 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique festoi fitoren duke thënë se për të, Mbappe është më i miri në botë.

“Ai është lojtari më i mirë në botë tani. Më shumë se aftësitë e tij taktike, ajo çfarë më ka lënë përshtypje më së shumti është kualiteti human që ai e ka. Është kënaqësi ta kesh atë në zhveshtore, ai është një lider që ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, tha Enrique.

Në muajin korrik, Mbappe ishte komplet jashtë skuadrës së PSG-së, saqë nuk udhëtoi me ekipin për ndeshjet parasezonale.

Tani duket një situatë komplet ndryshe. Mbappe shënoi mbrëmë golin e 41 në 62 ndeshje të Ligës së Kampions së Kampionëve. 

Exit mobile version