Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, me kryesues Bajram Mustafa. Ndërsa si anëtar janë emëruar Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmire Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luma.
Kryeministri Kurti deklaroi se në konkursin e shpallur për bord të “Iber Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë ishin përzgjedhur 59 kandidatë.
Gjatë periudhës së ankesave, ishin pranuar 14 ankesa ku 9 prej tyre janë vlerësuar të drejta.
Mandati i këtij bordi është trevjeçar.