UBT News

​Emërllahu: Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës Veriore dhe Qipros.

Sot “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampion Nacional në Hajvali para nisjes drejt Irlandës.

I pranishëm në këto stërvitje ishte edhe Liridon Emërllahu i cili po e përjeton për herë të parë këtë eksperincë për të cilën thotë se është ndjenjë e papërshkureshme dhe se nuk e kishte pritur ftesën nga ana e selektorit Alain Giresse.

Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mire, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës.

Exit mobile version