UBT News

​Eliminimi nga Championsi e fut në krizë Juventusin

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve do të ketë ndikim në financat e klubit dhe “La Gazzetta dello Sport” parashikon një tjetër humbje prej rreth 200 milionë euro për sezonin 2021-2022.

“Zonja e Vjetër” njoftoi një humbje prej gati 210 milionë euro gjatë sezonit 2020-21 dhe gazeta raporton se rezultatet financiare të këtij sezoni nuk do të jenë më të mira për “Bianconerët”. Eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve përball Villarrealit mbrëmë i pengon gjigantët e Serisë A të fitojnë rreth 15 milionë euro.

Juventusi ka fituar rreth 84 milionë euro nga Liga e Kampionëve këtë sezon, 10 milionë euro më shumë se në sezonin 2020-2021 nën drejtimin e Andrea Pirlos, kur “Zonja e Vjetër” u përball me eliminimin në të njëjtën fazë të kompeticionit. Rezultati i mbrëmshëm i shtyu aksionet e Juventusit të bien me 9%.

Raporti sqaron se Juventusi nuk ka probleme likuiditeti pas një injeksioni të fundit në vlerë prej 400 milionë eurosh, por plani i klubit për të arritur pikën e barazimit në sezonet e ardhshme do të ndikohet nga rezultati i djeshëm. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre këtë sezon është duke shitur disa nga lojtarët e tyre.

Exit mobile version