UBT News

​EL/ Me shumë mungesa, Barça kërkon të vazhdojë tutje ndaj Galatasaray, formacionet e mundshme

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë ka lënë të hapur çdo mundësi sa i përket asaj se cila skuadër ndërmjet Galatasarayt dhe Barcelonës do të vazhdojë në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

“Blaugranët” në këtë ballafaqim nuk do të mund të llogorisin në shërbimet e pesë lojtarëve të rëndësishëm si Alves, Balde, Fati, Roberto dhe Samuel Umtiti, por kalimi i kësaj faze është jetik për skuadrën spanjolle.

Kjo ndeshje starton nga ora 18:45 në stadiumin “Nef Stadium” në Stamboll dhe këto janë formacionet e mundshme:

Galatasaray: (4-2-3-1): Pena; Boey, Marcao, Nelsson, van Aanholt; Antalyali, Kutlu; Kilinc, Feghouli, Akturkoglu; Mohamed

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Dest, Araujo, Garcia, Alba; Frenkie de Jong, Busquets, Gavi; Dembele, Aubameyang, Torres

Exit mobile version