Edinson Cavani shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Valencias.
Klubi spanjoll është shumë afër që të nënshkruajë Cavanin si lojtar i lirë. Marrëveshja tashmë është duke u mbyllur.
Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Cavani do të udhëtojë për në Valencia në orët e ardhshme pasi më në fund është arritur marrëveshja verbale.
Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Valencian, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shprehur edhe Real Sociedadi por që kishte ofruar vetëm kontratë një vjeçare.
Trajneri Gennaro Gattuso e kishte prioritet kryesor Cavanin dhe tani kjo është një punë e përfunduar.