UBT News

​Edhe Nora Gjakova fiton të argjendtën në Grand Slamin e xhudos

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit. Ajo kërkoi medaljen e artë, por në finale u mposht nga xhudistja Marica Perisi.

Medalje të argjendtë në këtë garë Kosovës i ka siguruar edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi.

Në Grand Slamin e Gjeorgjisë, Kosova i përfaqësua me gjashtë garuesit e më poshtëm:

Distria Krasniqi (-52 kg)

Erza Muminoviq (-52 kg)

Nora Gjakova (-57 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Laura Fazliu (-63 kg)

Loriana Kuka (-78kg)

Exit mobile version