Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit. Ajo kërkoi medaljen e artë, por në finale u mposht nga xhudistja Marica Perisi.
Medalje të argjendtë në këtë garë Kosovës i ka siguruar edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi.
Në Grand Slamin e Gjeorgjisë, Kosova i përfaqësua me gjashtë garuesit e më poshtëm:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Erza Muminoviq (-52 kg)
Nora Gjakova (-57 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Loriana Kuka (-78kg)