UBT News

​Edhe Jolie viziton Ukrainën

In this image provided by the Lviv city hall Angelina Jolie, Hollywood movie star and UNHCR goodwill ambassador, poses for photo with kids in Lviv, Ukraine, Saturday, Apr. 30, 2022. Ms Jolie was in Ukraine to meet the children affected by the war and visited hospitals and NGOs helping the injured and displaced. (Maksym Kozutsky/Lviv City Hall via AP)

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie është parë në Ukrainë, gjatë një vizite në qytetin e Lviv. Në një video të shpërndarë në Facebook, aktorja shihet duke buzëqeshur dhe duke ua bërë me dorë fansave teksa porosiste një kafe.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.

Videoja, e cila tregon Jolie duke nënshkruar një copë letre dhe duke përshëndetur kamerën, u postua në Facebook nga ukrainasja Maya Pidhorodetska dhe që atëherë ka pasur më shumë se 19 000 shpërndarje.

Pidhorodetska shkroi një postim me videon në gjuhën ukrainase, e cila, e përkthyer nga Google, thoshte: “Asgjë e veçantë. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Vetëm Angelina Jolie. Ukraina thjesht mbështetet nga e gjithë bota”.

Qyteti i Lvivit, në Ukrainën Perëndimore, ka qenë nën sulm nga ushtria ruse javët e fundit dhe në fillim të këtij muaji, një sulm me raketa në qytet la të paktën shtatë të vdekur.

Në shkurt, Jolie foli për luftën në Ukrainë në një postim për 12,7 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo shkroi se “si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë”.

Exit mobile version