Armando Broja po bëhet një lojtar gjithnjë e më i kërkuar nga klubet evropiane për shkak të formës së mirë që po tregon me Southamptonin në Premier Ligë.
Së fundit raportohet se Arsenali po përgatit një ofertë konkrete për sulmuesin e Chelseat dhe të Kombëtares së Shqipërisë.
Broja, 20 vjeçar, po luan si i huazuar këtë sezon me Southamptonin, duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat.
“Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në sulm me Alexandre Lacazetten dhe Eddie Nketiah që ka të ngjarë të largohen në verë kur skadojnë kontratat e tyre.
Sipas “football.london”, trajneri Mikel Arteta e sheh Brojën si sulmuesin ideal për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Oferta që mund të jetë e diskutueshme për Chelsean duhet të jetë mbi 40 milionë eurp për shërbimet e Brojës.