Pep Guardiola këmbëngul se Bayern Munich dhe Liverpooli ende i vendosin standardet për skuadrën e tij, pavarësisht formës së tyre dominuese.
City mban një epërsi prej 12 pikësh në krye të Premier Ligës përpara ndeshjes në shtëpi kundër Wolves, ku do të kërkojë fitoren 21-të radhazi në të gjitha garat.
“Skuadra më e mirë në Evropë dhe botë është Bayern Munchen sepse ata fituan gjithçka. Ata janë më të mirët,” tha Guardiola.
“Në Angli kampionët janë Liverpooli, ata janë më të mirët. Kurorën nëse dëshiron ta marrësh duhet të fitosh”, u shpreh Guardiola.
“Në mars, askush nuk është kampion. Ju duhet të bëni mirë dhe të përpiqeni ta fitoni atë, por ne nuk mund të mohojmë që dy muaj e gjysmë të fundit ishin të jashtëzakonshme”, ka thënë Pep Guardiola.
“Kur luajtëm mirë, fituam me qetësi, por edhe kur nuk luajtëm aq mirë, ishim në gjendje të merrnim pikët.”, tha Pep në fund.