UBT News

​E provon sërish City, kjo është oferta për Harry Kane

Manchester City nuk heq dorë nga shërbimet e Harry Kane dhe do të provojë me një ofertë të re për sulmuesin e Tottenhamit.

Sipas “The Guardian”, kampionët e Premier Ligës kanë bërë gati ofertën prej 127 milionë funteve edhe pse drehtuesit e Tottenhamit po kërkojnë 150 milionë funte.

Pikërisht Manchester City dhe Tottenhami do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së parë të Premier Ligës të dielën me fillim nga ora 17:30, andaj Kane mund të luajë kundër skuadrës që potencialisht mund të jetë e tij pas pak ditësh.

Exit mobile version