Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është duke i trajtuar rastet në të cilat pretendohet se në futbollin kosovarë janë bërë kurdisje të ndeshjeve.
Nga prokuroria njoftojnë se për shkak të integriteti të procesit, nuk mund të japin më shumë detaje.
“Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në njoftim.