Kalimi i Paulo Dybala te Interi, i konsideruar i sigurt deri pak ditë më parë, nuk është më EDHE aq i sigurt.
Për këtë është i bindur mediumi italian “Sky Sport”, sipas të cilit zikaltërit i kanë dhënë përparësi absolute rikthimit të Romelu Lukakut dhe më pas do të vlerësojnë situatën financiare për Dybalan.
“Dybala-Inter është një pistë që është ftohur ndjeshëm”, thotë “Sky Sport”.
“Neroazzurrët” janë në bisedime direkte me Chelsean për rikthimin e Lukakut por ende nuk kanë arritur marrëveshje për tarifën e kompensimit për huazim një sezonal. Derica Interi ka ofruar 7 milionë euro, Chelsea nga ana tjetër po kërkon 10 milionë.