UBT News

​Dy persona lëndohen në një vetaksident në Vranidoll

Një veturë është vetaksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë vetëaksident në janë lënduar dy persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tregon Borovci.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ka nisur hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Exit mobile version