UBT News

​Dy miqësoret me Shqipërinë, publikohet lista e Kosovës U19

Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00.

Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta krijuar një ekip sa më kompakt për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”, e ku Dardanët U19 janë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Për dy miqësoret me Shqipërinë, Krasniqi ka ftuar 22 futbollistë, shumica prej të cilëve janë nga kampionati vendor.

Lista e futbollistëve

Altin Gjokaj FC Besa

Rinor Jahmurataj FC Besa

Altin Mehaj FC Besa

Drin Bajraktari FC Ferizaj

Milot Ajeti SC Gjilani

Blerjon Avdimetaj FC Besa

Orges Mehmeti FC Ferizaj

Uliks Spahiu FC Besa

Arlind Maloku FC Ballkani

Etnik Bruti FC Besa

Rinor Toverlani FC Llapi

Arianit Hasani FC Llapi

Erion Sadriu FC Ferizaj

Ermir Rashica FC Trepça ‘89

Rion Selimi FC Dukagjini

Eridon Maloku FC Drita

Laurence Shala FC Crystal Palace

Donart Lubishtani FC Inter Milan

Gent Rexhepi FC Xamax

Dion Ajvazi Hertha Berlin BSC

Leart Haskaj TSG 1899 Hoffenheim

Andi Kadriu FC Trepça ‘89

Exit mobile version