Ka përfunduar pa fitues derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i vlefshëm për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 1-1, me të dy golat që u realizuan në pjesën e dytë.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 67’ me golin e Zabërgjas, por për Dritën golin e barazimit e realizoi Ajzeraj në minutën e 82-të, duke bërë kështu që të dy skuadrat të ndahen të kënaqura me nga një pikë.
Në ndeshjen tjetër, Llapi e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Ballkanin në Suharekë. Rivera me dy gola, Fernadinho dhe Gerhard Progni i shënuan golat për skuadrën e Tahir Batatinës duke arkëtuar kështu tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.