Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit Leonardo, ka kritikuar lojtarët e akademisë që largohen nga klubi për arsye të mospërfshirjes në formacionin bazë, duke thënë që shumica e kanë të vështirë të përshtaten në skuadra të tjera.
Më saktësisht, ai iu drejtua Tanguy Nianzou, mbrojtësit 18 vjeçar që u largua nga PSG drejt Bayern Munich verën e kaluar.
“Tanguy ka luajtur me ne në Ligën e Kampionëve dhe tani ka kaluar gati një vit që nuk është paraqitur për Bayern-in. Problemi qëndron tek mendimi që do të ketë parajsë diku tjetër.
Thonë që ‘PSG humbi një talent’, por nganjëherë unë mendoj që nuk është PSG që humbet, por janë të rinjtë që largohen nga PSG”, tha braziliani për radiostacionin “France Bleu Paris”.