UBT News

​Drag Race II, tjetër spektakël në automobilizëm

Edhe kjo fundjavë do të karakterizohet me garë interesante për dashamirët e automobilizmit në Kosovë. Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë do të mbahet gara në Drag Race, e dyta për këtë vit.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh, ndërsa Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe institucionet tjera relevante i kanë bërë të gjitha përgatitjet që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë.

Sipas njoftimit të federatës, të shtunën, nga ora 09:00-10:30 bëhet paraqitja në garë, pajisja me numra, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik, procedura këto që kryhen në pikën e karburantit Shell në Sllatinë.

“Nga ora 12:00 – 12:40 do të ketë lëshime të lira, pasta brifingu me garues dhe më pas janë dy vozitje kualifikuese ku garuesve do t’u matet koha dhe do të përcaktohen klasat. Të dielën, nga ora 10:00 – 10:45 mbahet brifingu me garues, ndërsa gara do të fillojë në orën 11:00, derisa shpallja e rezultateve bëhet 30 minuta pas përfundimit të saj”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version