UBT News

​Dortmundi i interesuar në Sabitzer

Skuadra gjermane dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës. Borussia Dortmund është e interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të RB Leipzig, Marcel Sabitzer, raporton “SportBild”.

Kontrata e tij aktuale me Leipzigun skadon në vitin 2022, dhe një renovim i saj nuk pritet të ndodhë, kështu që skuadra gjermane mund ta shesë këtë verë për një shumë të konsiderueshme të parave.

Austriaku sezonin që lamë pas regjistroi 16 gola në 39 paraqitje, ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por duke marrë parasysh që ka vetëm edhe një vit kontratë, Leipzigu mund të dëgjojë për oferta rreth 20 milionë euro.

Exit mobile version