UBT News

​Donjeta Sadiku sonte paraqitet në ring në kualifikimet për normën olimpike

Boksierja Donjeta Sadiku sonte nga ora 18:00 ngjitet në ring kundër boksieres nga Suedia, Agnesa Lexiussion, në Paris, në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që do të mbahet prej 4–8 qershor.

Sipas Federatës së Boksit, Sadiku do t’i ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Exit mobile version