UBT News

​Donjeta Sadiku nesër lufton për medalje evropiane me boksieren ruse

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka korrur një tjetër sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksi “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Sadiku ka regjistruar fitoren e radhës kundër boksieres nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona në të tetën e finales.

Nesër, me 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje Donjeta bokson kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia.

Exit mobile version