Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka korrur një tjetër sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksi “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Sadiku ka regjistruar fitoren e radhës kundër boksieres nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona në të tetën e finales.
Nesër, me 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje Donjeta bokson kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia.